|
Punëtori për përforcimin e kapaciteteve për barazi gjinore në nivel lokal
Shtator 2009
Ministria për punë dhe politikë sociale dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) organizuan pesë trajnime njëditore për vënien e barazisë gjinore në rrjedhat kryesore të politikave lokale, në kuadër të projektit “Përkrahje komisioneve për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat në njësitë e vetëqeverisjes lokale”. Trajnimet I’u kushtuan koordinatorëve për mundësi të barabarta si dhe kryetarëve të komisioneve për mundësi të barabarta.
Punëtoritë u mbajtën ne: Strumicë, hotel Ilinden, 18 Shtator; Veles, hotel Romantik, 23 Shtator; Manastir, hotel Epinal, 25 Shtator; Mavrovë, hotel Radika, 29 Shtator; dhe Berovë, hotel Manastir, 30 Shtator 2009. Trajnimet, kishin për qëllim përforcimin e kapaciteteve të sektorëve të ndryshëm të administratës komunale në drejtim të të kuptuarit të problematikës gjinore dhe “mejnstriming-ut” gjinor.
Pjesëmarrësit në këto trajnime kishin mundësinë të njihen me qëllimet dhe aktivitetet e projektit, dhe fituan njohuri bazike për marrëdhëniet gjinore, rolet dhe dallimet gjinore. Njëkohësisht, u diskutuan dhe çështje të konceptit për grumbullimin dhe analizën e të dhënave të pasistemuara gjinore si dhe korniza ligjore dhe politikat për barazi gjinore ne vend dhe BE. Më tutje, pjesëmarrësit në trajnim u njoftuan dhe me konceptin e buxhetimit gjinor në njësitë e vetëqeverisjes lokale. Trajnuesit, mbanin prezantimet në katër sesione dhe përdornin ushtrime praktike të cilat më tutje frymëzonin dhe nxitnin debate të hapura.
Nga gjithsejt 85 komuna të ftuara, në trajnim morrën pjesë 101 përfaqësues nga 56 komuna (81 femra dhe 20 meshkuj). Në periudhën e ardhëshme (Tetor – Nëntor 2009) do të realizohen dhe 20 trajnime dy ditore ku do të theksohet puna pë theksohet puna për zhvillimin e planeve aksionale lokale për barazi gjinore.
|