|
Qëllimi / rezultatet
Projekti ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve të Komisioneve për mundësi të barabarta në kuadër të pushtetit lokal si element kyç i cili kontribuon drejt realizimit të politikës për barazi gjinore në nivel lokal.
Aktivitetet e projektit do të drejtohen në mënyrë që të sigurojnë krijimin e lidhjes ndërmjet vendimeve të cilat merren në bazë të politikave lokale dhe çështjeve reale nga jeta e përditshme siç janë: sigurimi shëndetësor, dhuna në familje, ndihma për ... apo qasja deri te punësimi, arsimimi dhe drejtësia.
Elementet kyçe/rezultatet e pritura nga ky projekt janë:
- Të krijohen rrjete funksionale për barazi gjinore ndërmjet njësive të pushtetit lokal dhe Sektorit për mundësi të barabarta pranë MPPS;
- Të përforcohet profesionalizmi mbi problematikën gjinore në vend;
- Të përforcohen kapacitetet e sektorëve të ndryshëm nga administrata komunale në lidhje me të kuptuarit e problematikës gjinore dhe “mejnstriming”-ut gjinor, me ndihmën e koordinatorëve të KMB;
- Të përmirësohet të kuptuarit dhe të përforcohet kapaciteti i këshilltarëve – anëtarë të KMB dhe të partnerëve kryesorë nga radhët e të punësuarve nga sektorë të ndryshëm në komunë për implementimin e “mejnstriming”-ut në të gjitha funksionet dhe sferat e veprimit të komunës (shëndetësi, arsim, ujë dhe kushte sanitare, etj).
- Të formohet forum në internet për shkëmbimin e të dhënave dhe përvojave.
- Në 80% të komunave të përfshira të bëhet vlerësim në lidhje me atë se sa është e përfaqësuar problematika gjinore në sferat kyçe të veprimit të komunës.
- Të hartohen, respektivisht përpunohen planet lokale të veprimit për barazi gjinore për të gjitha komunat ku funksionon KMB.
Shfrytëzues të paraparë
Grupi kryesor qëllimor i projektit do të jenë koordinatorët e Komisioneve për mundësi të barabarta dhe këshilltarët e komunave, si dhe partnerët kryesorë nga radhët e të punësuarve nga sektorë të ndryshëm në komunë (shëndetësi, arsim, ujë dhe kushte sanitare, etj.). Në mesin e shfrytëzuesve duhet të numërohen edhe vendimmarrësit lokal dhe vet qytetarët. Me anë të trajnimeve, udhëheqjes dhe formave të tjera të shkëmbimit të diturive, komunat do të munden të merren me këtë problematikë në mënyrë më të mirë, dhe të njëjtën ta integrojnë në hartimin e politikave dhe në punën e tyre të përditshme.
Rezultatet e projektit do të arrijnë deri te masa më e gjërë publike nëpër komunat të cilat do të jenë të përfshira, me anë të inicimit të një procesi të gjërë të konsultimeve me partnerët relevant në lidhje me përmbajtjen e planit lokal të veprimit për barazi gjinore. Porositë kyçe do të bëhen të kapshme edhe për opinionin më të gjërë në vend me anë të prezantimit të mendimeve nga raportet e vlerësimeve të bëra për gjendjen reale dhe të planit lokal të veprimit për barazi gjinore në internet, si dhe studimeve analitike dhe materialeve të tjera relevante të marra nga vendet tjera.
|