Home
PDF Печати Е-пошта

Përshkrimi narativ

plakat-mak_1

Projekti ka për qëllim përforcimin e kapaciteteve të Komisioneve për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve pranë Këshillave të njësive të pushtetit lokal si element kyç i cili kontribuon drejt realizimit të politikës për barazi gjinore në nivel lokal.

Projekti do të kontribuon drejt sqarimit të mëtutjeshëm dhe zbatimit në praktikë të kompetencave të këtyre komisioneve, do ta përforcon kapacitetin dhe autoritetin e tyre për koordinim efikas dhe efektiv të politikave për barazi gjinore dhe do ta përmirëson të kuptuarit dhe zbatimin në praktikë të koncepteve të barazisë gjinore dhe të “mejnstriming”-ut gjinor (vendosja e mundësive të barabarta për femrat dhe meshkujt në rrjedhat kryesore të shoqërisë) në hartimin e politikave lokale, me anë të sigurimit të ndihmës teknike dhe trajnimit për makinerinë për barazi gjinore në nivel lokal.

Projekti përfshin territorin e tërë shtetit dhe aktivitetet e tij do të zbatohen në këto sfera të ndërlidhura ndërmjet vete, të cilat plotësojnë njëra tjetrën:

1. Vlerësim i kapaciteteve dhe nevojave për trajnim të përcjellura me trajnim për të gjithë koordinatorët për mundësi të barabarta;

2. Trajnim për anëtarët/këshilltarët nga Komisionet për mundësi të barabarta dhe palët e prekura për hartimin e planeve të veprimit për barazi gjinore për të gjitha komunat;

3. Përpunimi i internet portalit për “mejnstriming” gjinor, si mjet për bashkëpunim në rrjet, në nivel horizontal dhe vertikal, dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet Sektorit për mundësi të barabarta pranë Ministrisë për punë dhe politikë sociale, njësive të pushtetit lokal dhe Komisioneve për mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt pranë pushteteve lokale.

Последно освежено на Четврток, 16 Јули 2009 14:00
 
 

Artikuj të ngjashëm

Kërko

Банер
Банер

Anketë

How do you rate the work of Equal Opportunities Commissions